Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drita forcohet me mesfushorin Nguena

Kemehlo Nguena

Francezi Kemehlo Nguena është futbollisti më i ri i kampiones në fuqi të Kosovës, Dritës.

Drita të premten mbrëma e zyrtarizoi transferimin e Nguenas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

25-vjeçari Nguena te Drita u transferua si lojtar i lirë. Së fundi ishte pjesë e skuadrës nga Letonia, Auda.

Në Letoni, Nguena, ka luajtur edhe për skuadrën e Rigas. Ndërsa karrierë ka bërë edhe te Slavia Sofia në Bullgari dhe në Francë te Troyes.

Kartoni i Nguenas, sipas faqes “Transfermarkt” është i vlefshëm 300 mijë euro. Nguena luan në pozitën e mesfushorit.

Drita në afatin kalimtar dimëror e transferoi edhe Florent Ramadanin dhe Oniks Grezdan.

Ndërsa mbylli bashkëpunimin me Salifu Ibrahimin dhe Endrit Morinën.