Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drita avancon në plejofin e Ligës së Konferencës

Drita

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, e ka siguruar kalimin në plejofin e Ligës së Konferencës.

Gjilanasit të enjten, në praninë e një numri të vogël shikuesish në “Fadil Vokrrin” në Prishtinë, mposhtën thellë 5:0 ekipin nga San Marino, Tre Fiori.

Drita e fitoi edhe ndeshjen e parë thellë 4:1 ndaj Tre Fiorit për të bërë vend në plejofin kualifikues të garës së tretë të UEFA-s për nga niveli.

Drita e mbylli pjesën e parë me rezultat bindës, 3:0.

Mesfushori francez, 26-vjeçari Kemehlo Nguena, realizoi dy gola, ndërsa Arb Manaj e shtoi një tjetër. 

Edhe Drita eliminohet nga FCSB-ja, luan në plejof të Ligës së Konferencës Futboll Drita eliminohet nga FCSB-ja, luan në plejof të Ligës së Konferencës

Nguena fillimisht shënoi në minutën e 20-të, pas asistimit të Vesel Limajt nga këndi.  Më pas, Nguena realizoi për 2:0 në minutën e 41-të, me asistim të Raddy Ovoukas. 
Ovouka, që në pjesën e parë e qëlloi edhe traversën, e fitoi penalltinë të cilën në gol e shndërroi Arb Manaj, në minutën e 43-të.

Me të filluar pjesa e dytë Drita shënoi edhe golin e katërt. Për 4:0 realizoi zëvendësuesi Mike Arthur.
Sulmuesi Arb Manaj e shënoi edhe golin e dytë personal. Manaj për 5:0 shënoi nga afërsia në minutën e 60-të.

Në stol te Drita debutoi trajneri Ardian Nuhiu. Nuhiu në fakt vetëm u kthye te Drita, të cilën e kishte udhëhequr nga shkurti i vitit 2019 e deri në vitin 2022. 

Nuhiu e zëvendësoi në stolin e gjilanasve trajnerin tjetër shkupjan, Zekirija Ramadani.

Drita në plejofin kualifikues të Ligës së Konferencës do të përballet me Inter d’Escaldes.

Edhe Drita mposhtet por avancon në plejofin e fazës nokaut Futboll Drita mposhtet por avancon në plejofin e fazës nokaut

Kundështari i pljeofit nuk është i panjohur për ekipin gjilanas.

Në edicioni 2020/21 e kishte mposhtur 2:1 Inter d’Escaldesin e Andorrës në gjysmëfinale të raundit preliminar të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Lexo përditësimet tjera
Drita - Tre Fiori

Drita avancon në plejofin e Ligës së Konferencave