Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Drita ka avancuar në plejofin e Ligës së Konferencës, pasi e mposhti thellë Tre Fiorin e San Marinos. Ndeshjen e kthimit të enjten mbrëma në Prishtinë, kampionia e Kosovës e fitoi me shifrat 5:0. Drita e kishte fituar edhe ndeshjen e parë bindshëm, 4:1. Në plejof Drita do të përballet me Inter Club d'Escaldes të Andorrës.

Limaj e Bytyçi të lumtur për kalimin në plejof

1 muaj më parë / 13 gus 2026 22:18
Vesel Limaj

Vesel Limaj

Dy futbollistët e Dritës, Vesel Limaj dhe Altin Bytyçi kanë komentuar fitoren 5:0 ndaj Tre Fiorit.

“Nuk është e lehtë me këto skuadra. Sot arritëm të shënojmë herët dhe mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë. Atë që na ka kërkuar trajneri, mendoj se jemi paraqitur mirë në fushë. Kërkojmë përsëritjen e suksesit të edicionit të kaluar. Do të jetë ndeshje e vështirë, por kemi kualitet dhe besoj se do ta kalojmë edhe pengesën e fundit”, ka thënë Limaj.

Edhe Bytyçi thotë se Drita synon fazën e ligës të Ligës së Konferencës.

“Niveli i ekipit po rritet gjithnjë e më shumë. Duam sërish të kapim fazën e ligës. Drita është skuadër e madhe dhe meriton të jetë në Ligën e Konferencës”, ka thënë Bytyçi.

Manaj kritikon fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”

1 muaj më parë / 13 gus 2026 22:17
Arb Manaj

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj, ka thënë se fusha e stadiumit “Fadil Vokrri”, “është prishur shumë”.

“Ishte e vështirë të luanim në këtë fushë”, ka thënë Manaj pas ndeshjes kundër Tre Fiorit.

Ai shënoi dy nga pesë golat e Dritës kundër ekipit nga San Marino. Drita e fitoi 5:0 ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshjen e parë e kishte fituar javën e kaluar me shifrat 4:1. 

“Ende nuk jam 100 për qind gati, sepse kam shtatë muaj pa luajtur futboll shkaku lëndimit. Por i falënderoj lojtarët dhe falë Zotit shkoi gjithçka mirë. Jam i kënaqur me tre golat e shënuar, por primare janë rezultatet. Të rëndësishme janë rezultatet e jo golat. Mund të bëhet edhe Faton Maloku golashënuesi më i mirë, nuk ka problem. Të rëndësishme janë fitoret e klubit. Vjet kishim 5-6 lojtarë me numër të njëjtë të golave, pra jemi ekip që shënojmë të gjithë”, ka theksuar Manaj.
 

Nuhiu kërkon fitore ndaj Llapit pas kalimit në plejof

1 muaj më parë / 13 gus 2026 22:13
Ardian Nuhiu

Ardian Nuhiu u kthye me fitore të thellë në stolin e Dritës. Drita fitoi 5:0 ndaj Tri Fiores së San Marinos të enjten në Prishtinë, në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshjen e parë Drita e fitoi 4:1. 

Nuhiu, që e zëvendësoi Zekirija Ramadani në postin e trajnerit, e ka vlerësuar karakterin e lojtarëve të Dritës në ndeshjen ndaj Tre Fiorit.

Ai ka thënë se fokusi i ekipit të tij tashmë do të jetë në ndeshjen e parë të Superligës ndaj Llapit.

“Skuadra është rritur shumë dhe duam të bëjmë ndeshje të madhe edhe të dielën. Falë atij kampionati, Drita është në këtë pozitë në Evropë. Shumë respekt për kundërshtarin e radhës në plejof, por fillimisht kemi të dielën ndeshje dhe pastaj të përgatitem për ndeshjen e plejofit që e presim me shumë dëshirë”, ka thënë Nuhiu.

Tekniku shkupjan thotë se është herë të mendojnë për ndeshjen e plejofit.

“Dua fitore të dielën dhe pastaj të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Pasi ta kryejmë me sukses ndeshjen ndaj Llapit e më pas të fokusohemi për ndeshjen ndaj ekipit nga Andorra”, ka theksuar Nuhiu.

Drita e nis mbrojtjen e titullit të kampionit të dielën kundër Llapit.

Drita avancon në plejofin e Ligës së Konferencës

1 muaj më parë / 13 gus 2026 21:50
Drita

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, e ka siguruar kalimin në plejofin e Ligës së Konferencës.

Gjilanasit të enjten, në praninë e një numri të vogël shikuesish në “Fadil Vokrrin” në Prishtinë, mposhtën thellë 5:0 ekipin nga San Marino, Tre Fiori.

Drita e fitoi edhe ndeshjen e parë thellë 4:1 ndaj Tre Fiorit për të bërë vend në plejofin kualifikues të garës së tretë të UEFA-s për nga niveli.

Drita e mbylli pjesën e parë me rezultat bindës, 3:0.

Mesfushori francez, 26-vjeçari Kemehlo Nguena, realizoi dy gola, ndërsa Arb Manaj e shtoi një tjetër. 

Nguena fillimisht shënoi në minutën e 20-të, pas asistimit të Vesel Limajt nga këndi.  Më pas, Nguena realizoi për 2:0 në minutën e 41-të, me asistim të Raddy Ovoukas. 
Ovouka, që në pjesën e parë e qëlloi edhe traversën, e fitoi penalltinë të cilën në gol e shndërroi Arb Manaj, në minutën e 43-të.

Me të filluar pjesa e dytë Drita shënoi edhe golin e katërt. Për 4:0 realizoi zëvendësuesi Mike Arthur.
Sulmuesi Arb Manaj e shënoi edhe golin e dytë personal. Manaj për 5:0 shënoi nga afërsia në minutën e 60-të.

Në stol te Drita debutoi trajneri Ardian Nuhiu. Nuhiu në fakt vetëm u kthye te Drita, të cilën e kishte udhëhequr nga shkurti i vitit 2019 e deri në vitin 2022. 

Nuhiu e zëvendësoi në stolin e gjilanasve trajnerin tjetër shkupjan, Zekirija Ramadani.

Drita në plejofin kualifikues të Ligës së Konferencës do të përballet me Inter d’Escaldes.

Kundështari i pljeofit nuk është i panjohur për ekipin gjilanas.

Në edicioni 2020/21 e kishte mposhtur 2:1 Inter d’Escaldesin e Andorrës në gjysmëfinale të raundit preliminar të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Tjetër gol nga Manaj

1 muaj më parë / 13 gus 2026 21:19
Arb Manaj - Drita

Sulmuesi Arb Manaj e ka shënuar golin e dytë personal në ndeshje dhe të pestin për Dritën. 

Manaj për 5:0 shënoi nga afërsia në minutën e 60-të.

Drita shënon golin e katërt me të nisur pjesa e dytë

1 muaj më parë / 13 gus 2026 21:06
Drita33

Drita e ka shënuar golin e katërt përballë Tre Fiorit, me të nisur pjesa e dytë. 

Për 4:0 realizoi zëvendësuesi Mike Arthur, dy minuta pas pushimit.

Drita me epërsi bindëse pas pjesës së parë

1 muaj më parë / 13 gus 2026 20:48
Drita

Drita ka shkuar në pushim me epërsi bindëse ndaj Tre Fiorit dhe i është afruar kualifikimit në plejofin e Ligës së Konferencës. 

Mesfushori francez, 26-vjeçari Kemehlo Nguena, realizoi dy gola, ndërsa Arb Manaj e shtoi një tjetër. 

Nguena fillimisht shënoi në minutën e 20-të, pas asistimit të Vesel Limajt nga këndi. 

Më pas, Nguena realizoi për 2:0 në minutën e 41-të, me asistim të Raddy Ovoukas. 

Ovouka që në pjesën e parë e qëlloi edhe transversalen, e fitoi penalltinë nga e cila shënoi Arb Manaj, në minutën e 43-të.

Drita e pandalshme

1 muaj më parë / 13 gus 2026 20:45
Drita e pandalshme

Drita nuk ndalet së shënuari ndaj Tre Fiorit të San Marinos. 

E ka shënuar edhe golin për 3:0. 

Sulmuesi Arb Manaj realizoi nga penalltia në minutën e 43-të. Penalltinë e fitoi Raddy Ovouka.

Nguena e shënon golin e dytë

1 muaj më parë / 13 gus 2026 20:42
Drita2

Mesfushori Kemehlo Nguena e ka shënuar edhe golin e dytë për Dritën. 

Nguena përfitoi nga një gabim në mbrojtjen mysafire dhe e plasoi topin në portë me lehtësi për 2:0. 

Nguena golin e dytë e realizoi në minutën e 41-të.

Drita i afrohet golit të dytë

1 muaj më parë / 13 gus 2026 20:39
Raddy Ovouka

Drita i është afruar golit të dytë në ndeshjen ndaj Tre Fiorit. 

Mbrojtësi Raddy Ovouka e qëlloi transversalen pas gjuajtjes shumë të fuqishme nga distanca, në minutën e 37-të.

Drita kalon në epërsi

1 muaj më parë / 13 gus 2026 20:20
DritaDrita

Drita ka kaluar në epërsi ndaj Tre Fiorit.

Golin për 1:0 e shënoi Kemehlo Nguena.

Ai e realizoi golin me kokë në minutën e 21-të.

Drita me formacion sulmues ndaj Tre Fiorit

1 muaj më parë / 13 gus 2026 19:02
DRITA

Trajneri Ardian Nuhiu ka vendosur formacion sulmues për ndeshjen kthyese të ruandit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës ndaj Tre Fiorit të San Marinos.

Drita është pranë kalimit në plejofin e kësaj gare, pasi ndeshjen e parë e fitoi me rezultatin 4:1 në udhëtim. 

Për Nuhiun do të jetë ndeshja e parë zyrtare pas rikthimit në postin e trajnerit.

Ndeshja nis në orën 20:00 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Formacioni i Dritës: 
Maloku, Mjaki, Bytyqi, Pëllumbi, Ovouka, Dabiqaj, Limaj, Baeten, Balaj, Abazaj, Manaj.

Formacioni i Tre Fiorit: 
Nardi, Sirri, Rea, Sancisi, Mengucci, Giocondi, Benedettini, D’Addario, Bernardi, Prandelli, Ferri