Ardian Nuhiu u kthye me fitore të thellë në stolin e Dritës. Drita fitoi 5:0 ndaj Tri Fiores së San Marinos të enjten në Prishtinë, në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshjen e parë Drita e fitoi 4:1.
Nuhiu, që e zëvendësoi Zekirija Ramadani në postin e trajnerit, e ka vlerësuar karakterin e lojtarëve të Dritës në ndeshjen ndaj Tre Fiorit.
Ai ka thënë se fokusi i ekipit të tij tashmë do të jetë në ndeshjen e parë të Superligës ndaj Llapit.
“Skuadra është rritur shumë dhe duam të bëjmë ndeshje të madhe edhe të dielën. Falë atij kampionati, Drita është në këtë pozitë në Evropë. Shumë respekt për kundërshtarin e radhës në plejof, por fillimisht kemi të dielën ndeshje dhe pastaj të përgatitem për ndeshjen e plejofit që e presim me shumë dëshirë”, ka thënë Nuhiu.
Tekniku shkupjan thotë se është herë të mendojnë për ndeshjen e plejofit.
Edhe
Ndeshje interesante në xhiron e tretë të Superligës
“Dua fitore të dielën dhe pastaj të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Pasi ta kryejmë me sukses ndeshjen ndaj Llapit e më pas të fokusohemi për ndeshjen ndaj ekipit nga Andorra”, ka theksuar Nuhiu.
Drita e nis mbrojtjen e titullit të kampionit të dielën kundër Llapit.