Trajneri shkupjan Zekirija Ramadani, shpreson të mbetet gjatë trajner i Dritës. Ai u është mirënjohës drejtuesve dhe lojtarëve të Dritës për suksesin e arritur. Drita javë më parë siguroi titullin e kampionit, ndërsa të dielën pranoi Kupën. “U jam shumë mirënjohës të gjithëve, pasi nuk më është dashur shumë për t’u ambientuar. Kam gjetur një familje të madhe këtu. Jam i kënaqur dhe shpresoj të qëndroj sa më gjatë te Drita”, ka thënë Ramadani.
Ramadani ka besuar se lojtarët e tij mund ta fitojnë titullin. “Jam mbështetur në te kualiteti i futbollistëve. Kam besuar se me punë dhe kualitet do të arrijm sukses. Kjo është ftesa”, ka theksuar Ramadani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Dritën është titulli i katërt. Të parin e kishte fituar në edicionin 2002/03. Më pas triumfoi në kampionat edhe në edicionin 2017/18 dhe së fundi në edicionin 2019/2020.
47-vjeçari Ramadani është prej trajnerëve më të suksesshëm në futbollin kosovar.
Ai ka katër tituj të kampionit me skuadra të ndryshme.
Shkupjani e ka fituar titullin edhe me Trepçën ’89, Feronikelin dhe Prishtinën.
Si kampione, Drita do të paraqitet në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Në kualifikimet e Championsit ishte paraqitur edhe në edicionin 2018/19 dhe 2020/2021.