Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ramadani nuk është më trajner i Dritës

ramadani

Zekirija Ramadani nuk është më trajner i kampiones së Kosovës në futboll, Drita. Trajneri shkupjan ka konfirmuar për KOHËN se i kanë ndarë rrugët me klubin gjilanas.

“Është e vërtetë se kemi ndarë rrugët me klubin. Për momentin vetëm kaq”, ka thënë Ramadani të premten.

Ai kishte kontratë deri në verën e vitit 2027.

Ramadani e ka drejtuar Dritën drejt dy titujve rresht të kampionit të Kosovës dhe në kampanjën historike në Ligën e Konferencës.

Drejtimin e Dritës e mori në vitin 2023, pas aventurës në Arabinë Saudite te klubi Ohod. 

Edhe Drita del me njoftim katër ditë pasi e largoi Ramadanin Futboll Drita del me njoftim katër ditë pasi e largoi Ramadanin

Ai ka drejtuar edhe Egnatian, Prishtinën, Feronikelin, Shkupin, Trepçën ’89 dhe Flamurtarin.

Me katër prej pesë klubeve sa i udhëhoqi në Kosovë, ka fituar pesë tituj të kampionit. Pa trofe mbeti te Gjilani. Me 89-shin dhe Prishtinën e fitoi edhe Superkupën, ndërsa me Feronikelin e Drenasit tre trofetë.

Katër skuadrat kampione i ka udhëhequr edhe në garat evropiane. Rrugëtimin më të gjatë e ka me Dritën e Gjilanit, të cilën e udhëhoqi deri në plejof të fazës nokaut të Ligës së Konferencës. 

Në garën e tretë të UEFA-s për nga niveli, Drita është ende në garë.

Me fitoren e arritur të martën 2:1 ndaj ekipit të Maltës, Florianas, Drita kaloi në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Por fitoren e arriti vetëm pas vazhdimeve.

Edhe Kampionia e kthen Nuhiun në postin e trajnerit Sport Kampionia e kthen Nuhiun në postin e trajnerit

Drita ishte pa fitore në ndeshje përgatitore, e po ashtu në ndeshjet evropiane, pa llogaritur këtë të fundit pas vazhdimeve.

Ramadani ka lënë të kuptohet se shumë shpejtë do të bëhet me skuadër të re. Ai është prej trajnerëve më të vlerësuar shqiptar.