Komiteti i Garave në Federatën spanjolle ka dënuar me dy ndeshje moslojë Jude Bellinghamin për kartonin e kuq ndaj Osasunas.
Mesfushori i Real Madridit u përjashtua direkt me të kuq pasi drejtoi fjalë jo të përshtatshme ndaj gjyqtarit Munuera Montero.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKartoni ndaj Bellinghamit u diskutua shumë në opinion. Reali pretendon se 21-vjeçari nuk iu drejtua me sharje direkt gjyqtarit Montero.
Por Komiteti i Garave ka thënë se ka qenë e pamundur të vërtetohet nëse Bellinghami nuk e ka sharë direkt gjyqtarin.
Reali do ta apelojë vendimit.
Los Blancos po udhëhiqnin 0:1 ndaj Osasunas, por vendësit e barazuan rezultatin në pjesën e dytë – në kohën kur Reali lozi me një lojtar më pak.