Futboll

Caktohet dënimi për Rudigerin dhe Vazquezin, shpëton Bellinghami

Antonio Rudiger

Komiteti Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit ka vendosur të dënojë mbrojtësin e Real Madridit, Antonio Rudiger me gjashtë ndeshje moslojë. Lucas Vazquez është dënuar me dy ndeshje moslojë, ndërsa Jude Bellingham nuk u dënua.

Dënimet janë ndarë për veprimet e lojtarëve në finale të Kupës së Mbretit.

Kartoni i kuq i Bellinghamit është anuluar.

Rudigeri është i lënduar dhe dënimi nuk është se do të ndikojë shumë. Ai pritet të mungojë rreth dy muaj.

Dënimi i Vazquezit është i vlefshëm vetëm për ndeshjet për kupë. Ai do të mungojë në edicionin e ardhshëm, në raundet kualifikuese.

Bellinghami shpëtoi pasi Madridi prezantoi video ku u mohua ajo që ishte shkruar në raportin zyrtar.