Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shumë kritika nga Reali për të kuqin e Camavingas

Eduardo Camavinga

Mesfushori anglez i Real Madridit, Jude Bellingham, ka thënë se vendimi për përjashtimin e Eduardo Camavingas në humbjen 4:3 nga Bayern Munichu të mërkurën mbrëma në “Champions”, ishte shaka. 

Zëvendësuesi Camavinga, i cili në fushë ishte për vetëm 24 minuta, e mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 86-të, pasi e goditi topin për ta vonuar goditjen e lirë të Bayernit, pas faullit në Harry Kanen. 

Derisa Bellingham ishte duke kaluar afër gazetarëve për të hipur në autobus pas ndeshjes, ai u pyet nëse kjo ka ndikuar në rezultatin përfundimtar të ndeshjes kthyese të çerekfinales. 

“Shaka”, ka thënë spanjolli duke e tundur kokën, derisa vazhdoi. “E pamundur që ai të jetë karton i kuq”. 

Pas përjashtimit të Camavingas, Bayern Munichu shënoi dy gola dhe avancoi në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 6:4. 

Edhe trajneri Alvaro Arbeloa, ka thënë se kartoni i Camavingas e prishi lojën. 

Edhe Reali me një futbollist më pak në fushë Futboll Reali me një futbollist më pak në fushë

Ka pasur edhe shumë kritika tjera ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes, sllovenit Slavko Vinçiq. 

“Është më e mira që të mos flas për gjyqtarin. A e patë kartonin e kuq? Nuk mund ta përjashtoni një futbollist për një gjë të tillë. Askush nuk e kupton se si një lojtar përjashtohet për atë. Mendoj se ai e nxori kartonin e verdhë sepse nuk e dinte që Camavinga është i ndëshkuar. Ishin lojtarët e Bayernit që i treguan se për të ishte kartoni i dytë i verdhë. Është gabim i dyfishtë dhe e prishi lojën”, u ka thënë ai gazetarëve. 

Në pamjet televizive, edhe kapiteni Dani Carvajal, i ka thënë gjyqtarit slloven se për eliminim, fajtor është ai.