Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bellingham dënohet me dy ndeshje moslojë

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, është dënuar me dy ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq që e mori ndaj Valencias.

Bellingham do t’i mungojë Realit në ndeshjen ndaj Celta Vigos në “Santiago Bernabeu” dhe në udhëtim ndaj Osasunas.

Mesfushori anglez “pati qëndrim përbuzës apo mospërfillës ndaj gjyqtarëve, menaxherëve apo autoriteteve sportive”.

20-vjeçari u ndëshkua me të kuq në barazimin e Realit 2:2 ndaj Valencias në “Mestalla”. Bellingham protestoi pasi gjyqtari i dha fund ndeshjes në aksionin në të cilin e shënoi golin e epërsisë anglezi.

Reali është në vendin e parë në La Liga me 66 pikë, shtatë më shumë se ndjekësja Girona dhe tetë më shumë se Barcelona.