Dy klube i kanë bërë ofertë CSKA Sofjes për mbrojtësin e Kosovës, Lumbardh Dellova.
Njëra ofertë është nga “Major League” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tjetra është nga Turqia, kanë shkruar mediumet në Bullgari.
“Bëhet fjalë për Rizesporin dhe ekipin e kategorisë së dytë, Amedspor, që zë vendin e tretë dhe ka mundësi të inkuadrohet në Superligë edicionin e ardhshëm. Po ashtu një ekip rus është i interesuar për mbrojtësin”, shkruan “7 Din Sport” të mërkurën.
27-vjeçari me CSKA Sofjen ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa klauzola e lirimit është 900 mijë euro.
Në janar Al Najma e Arabisë Saudite kishte bërë ofertë, ndërsa i kishte ofruar pagë të majme qendërmbrojtësit të Kosovës. Por oferta ishte refuzuar.
Dellova po ashtu është në negociata me klubin për vazhdimin e kontratës. Por ende nuk ka asgjë konkrete deri më tani.