Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dynamo Kyivi gati të paguajë 950 mijë euro për Dellovën

Lumbardh Dellova

Lumbardh Dellova mund ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit ukrainas.

Klubi i madh, Dynamo Kyiv, është i gatshëm të paguajë 950 mijë euro për kartonin e reprezentuesit të Kosovës.

Kështu ka shkruar të premten “Gol.bg”.

27-vjeçari është pjesë e klubit nga Bullgaria, CSKA Sofia.

Dynamo Kyiv kërkon të përforcojë mbrojtjen për sezonin e ardhshëm, me Dellovën që vlerësohet si përforcim i rëndësishëm për ekipin.

Qendërmbrojtësi së fundi u largua nga grumbullimi me Kosovën për shkak të një lëndimi.

Edhe Dellova drejt kalimit te gjiganti ukrainas Futboll 1 muaj më parë Dellova drejt kalimit te gjiganti ukrainas

Dellova pjesë e CSKA Sofias është nga viti 2024 kur u transferua nga Ballkani i Suharekës për 350 mijë euro.

Ai me klubin e madh bullgar ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.