Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dellova zyrtarizohet te skuadra turke

Lumbardh Dellova

Mbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova, është transferuar te skuadra turke, Amedspor.

Dellova ka firmosur për tri vjet, pasi kompletoi transferimin nga skuadra bullgare, CSKA Sofia.

27-vjeçari pritet të jetë i rëndësishëm te skuadra që për trajner e ka Besnik Hasin.

Amedspori është promovuar në Superligën turke për edicionin e ardhshëm.

Te kjo skuadër janë edhe Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani.

Edhe Dellova në formacionin e javës në Turqi Futboll Dellova në formacionin e javës në Turqi

Dellova në Bullgari luajti dy vjet. Më herët ishte edhe te Ballkani, Prishtina, Hajduku i Splitit dhe Liria.

Për Kosovën i ka 23 ndeshje e tre gola.