Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dellova me asistim të përkryer në debutimin në Turqi

lumbardh dellova

Lumbardh Dellova e ka nisur sezonin në elitën e futbollit të Turqisë me asistim të përkryer. 

Dellova, që në verë u transferua tek Amedspori nga CSKA Sofia e Bullgarisë, regjistroi një asistim në fitoren 3:0 në shtëpi të dielën ndaj Erzurumsporit. 

Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë. 

Asistimin e bëri në minutën e 53-të nga një distancë e largët. 

Për qendërmbrojtësin 27-vjeçar ishte paraqitja e parë në ndeshje zyrtare për Amedsporin.

Edhe Forma e mirë e sulmuesve, shpresë për fitore ndaj Sllovenisë Futboll Forma e mirë e sulmuesve, shpresë për fitore ndaj Sllovenisë

Tek Amedspori për 90 minuta luajti edhe Ermal Krasniqi, futbollisti tjetër i Kosovës. Amar Gerxhaliu, që ka katër paraqitje me Kosovën U21, e kompletoi ndeshjen tek Erzurumspori.

Të dielën si zëvendësues te Beshiktashi në fitoren 1:0 ndaj Eyupsporit, në xhiron e parë të Superligës turke, luajti edhe Milot Rashica. Rashica u inkuadrua në minutën e 88-të.