Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

CSKA Sofja i ofron Dellovës kontratë afatgjate

dellova

Skuadra bullgare, CSKA Sofja, synon ta bindë Lumbardh Dellovën të nënshkruajë kontratë afatgjate. Kontrata e Dellovës përfshinë një klauzolë të ulët lirimi, gjë që e bën atë lojtar atraktiv për tregun e transferimeve. Pikërisht për shkak të kësaj dhe interesimit serioz për Dellovën nga Arabia Saudite, statusi i mbrojtësit nuk do të jetë i qartë deri në fund të afatit kalimtar të verës. Por te CSKA po shpresojnë ta bindin Dellovën të nënshkruajë kontratë afatgjate.

Qendërmbrojtësi i Kosovës me skuadrën bullgare ka kontratë deri në vitin 2027.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori sportiv i CSKA Sofjes, Boyko Velichkov komentoi situatën e 27-vjeçarit.

“Lumbardh Dellova është lojtari ynë. Guxoj të them se ai luan në një nivel të shkëlqyer dhe vlerësohet shumë nga ne. Jemi të kënaqur me mënyrën se si stërvitet dhe i kryen detyrat e tij. Në këtë fazë ai është lojtari ynë dhe jemi të lumtur që e kemi”, ka thënë Velichkov.

Dellova iu bashkua në vitin 2024 klubit bullgar nga Ballkani.