Sulmuesi Jonathan David do t’i mungojë skuadrës së Juventusit në ndeshjen ndaj Galatasarayt.
Juventusi të martën nga ora 18:45 do të jetë mysafir i Galatës në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Kampionëve.
Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Luciano Spalletti, nuk e ka përfshirë në listën ish-sulmuesin e Lillet për shkak të një lëndimi.
Kanadezi David u detyrua të largohet nga loja në pjesën e dytë të ndeshjes që Juventusi e zhvilloi të shtunën ndaj Interit.
Dushan Vllahoviq dhe Arkadiusz Milik nuk do të jenë gjithashtu në dispozicion për ndeshje.
Lois Openda do të jetë i vetmi qendërsulmues i gatshëm për “Zonjën e Vjetër” në Stamboll.
25-vjeçari David në 34 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka kontribuar me shtatë gola dhe pesë asistime.
David iu bashkua Juves verën e kaluar si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Lillen.