Futboll

Zhegrova lëndohet sërish, mungon ndaj Comos

Edon Zhegrova

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është lënduar sërish dhe do t’i mungojë Juventusit në ndeshjen ndaj Comos.

Këtë e konfirmoi të shtunën trajneri i Juves, Igor Tudor, në konferencën e mbajtur për shtyp.

“Zonja e Vjetër” të dielën nga ora 12:30 luan në udhëtim ndaj Comos në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë të Serie A.

Sulmuesi i krahut, Zhegrova, ka lëndim në ijë.

26-vjeçari Zhegrova këtë edicion ka tri ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Ai ishte i ftuar për ndeshjet që Kosova i luajti ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.

Ndaj Sllovenisë luajti tre minuta kurse ndaj Suedisë u paraqit për 20 minuta.