Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Dramë në Superligë

Barazim në “ndeshjen e sezonit”

Almir Kryeziu

Nazmi Gripshi shënoi gol në fundin e ndeshjes derbi ndaj Dritës, për t’ia mundësuar Ballkanit qëndrimin në vendin e parë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani të dielën barazoi 2:2 kundër Dritës në stadiumin e qytetit në Suharekë. Ishte padyshim ndeshja më e mirë e sezonit në Superligë këtë edicion

Ballkani i prin tabelës me 60 pikë, dy më shumë se Drita e vendit të dytë.

Ndeshja ishte dramatike dhe me shumë raste për shënim.

Drita shënoi në minutën e shtatë me Blerim Krasniqin, por goli u anulua nga gjyqtari Dardan Çaka, pas rishikimit të situatës në VAR.

Edhe Drita fiton titullin e pestë në histori Futboll Drita fiton titullin e pestë në histori

Gjyqtari Çaka pa prekje të topit me dorë.

Krasniqi shënoi tjetër gol në minutën e 50-të, i cili u pranua.

Golin e 11-të të edicionit aktual e shënoi pas asistimit të Albert Dabiqajt.

Vetëm katër minuta zgjati gëzimi i mysafirëve, pasi Gentrit Halili i barazoi shifrat në 1:1. Halili shënoi pas harkimit të Armend Thaqit nga këndi.

Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, në skenë u shfaq zëvendësuesi Ensar Huruglica.

Huruglica me gjuajtje shumë të fuqishme e të saktë, e mposhti portierin Enea Koliçi në minutën e 89-të për t’i dhënë epërsinë gjilanasve.

Edhe Ballkani barazon dhe mbetet pesë pikë prapa Dritës Futboll Ballkani barazon dhe mbetet pesë pikë prapa Dritës

Por drama s’kishte mbaruar. Në minutat shtesë, Nazmi Gripshi shënoi për ta mbajtur lider ekipin suharekas në tabelë, duke shënuar për 2:2.

Në xhiron e ardhshme, Drita luan në udhëtim te Dukagjini, kurse Ballkani përballet me Gjilanin në udhëtim.

Tabela