Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ballkani barazon dhe mbetet pesë pikë prapa Dritës

Ballkani - Gjilan

Ballkani është ndëshkuar nga ish-futbollisti i tij, Armend Thaqi në ndeshjen kundër Gjilanit. 

Mbrojtësi i krahut, Thaqi, realizoi në portën e ish-skuadrës së tij në minutën e fundit të ndeshjes që u zhvillua të dielën në Suharekë. 

Ndeshja ndërmjet Ballkanit e Gjilanit përfundoi baras, 1:1. Me barazimin ndaj Gjilanit, Ballkani mbetet pesë pikë prapa lideres, Dritës, në garën për titull të kampionit.

Drita është e para me 54 pikë, kurse Ballkani në vendin e dytë me 49 pikë. Gjilani zë vendin e tretë me 43 pikë.

Golin e epërsisë për Ballaknin e shënoi Almir Kryeziu. Ai realizoi supergol në minutën e 11-të. Por Thaqi në minutën e 90-të ia mohoi fitoren Ballkanit.

Edhe Ballkani fiton dhe ruan vendin e parë Futboll 5 muaj më parë Ballkani fiton dhe ruan vendin e parë

Thaqi ndëshkon ish-skuadrën

Armend Thaqi shënoi goli ne barazimit ndaj Ballkanit. Thaqi realizoi në portën e ish-skuadrës së tij në minutën e fundit të ndeshjes që po luhet në Suharekë.


Ballkani në epërsi pas pjesës së parë

Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes kundër Gjilanit me epërsi minimale, 1:0.

Golin e vetëm e shënoi Almir Kryeziu. Ai realizoi supergol në minutën e 11-të të ndeshjes që i takon javës së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.


Almir Kryeziu shënon supergol, Ballkani në epërsi

Edhe Nuk jep fitues ndeshja në Gjilan Futboll 10 muaj më parë Nuk jep fitues ndeshja në Gjilan

Sulmuesi i krahut, Almir Kryeziu ka vazhduar me formë të lartë në Superligën e Kosovës në futboll. Kryeziu shënoi golin e epërsisë për Ballkanin në minutën e 11-të.

Ai realizoi supergol në ndeshjen ndaj Gjilanit, në kuadër të xhiros së 28-të të elitës së futbollit kosovar.