Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ballkani fiton ndaj Dukagjinit falë golave të pjesës së dytë

Ballakni

Dy golat e shënuar në pjesën e dytë ia siguruan fitoren skuadrës së Ballkanit të dielën pasdite.

Ballkani u kthye te fitorja duke e mposhtur Dukagjinin në shtëpi me rezultatin 2:0.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e nëntë të elitës së futbollit kosovar.

Skuadra nga Suhareka u kthye te fitorja pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Prishtina krejt në sekondat e fundit të ndeshjes.

Almir Kryeziu e realizoi golin e parë në minutën e 53-të.

Edhe Ballkani fiton me gol të minutës së 95-të, mban hapin për kreun e tabelës Futboll 3 muaj më parë Ballkani fiton me gol të minutës së 95-të, mban hapin për kreun e tabelës

Ndërkohë portieri i Dukagjinit, Cyrus Margono, realizoi autogol në minutën e 75-të për 2:0.

Ballkani mbetet në pozitën e dytë me 18 pikë. Lider është Prishtina me 22 pikë.

Dukagjini ka 14 pikë në vendin e tretë.


Ballkani dyfishon rezultatin

Ballkani e ka dyfishuar rezultatin ndaj Dukagjinit.

Edhe Dukagjini me fitore të pritur, shmang barazhin Sport 1 muaj më parë Dukagjini me fitore të pritur, shmang barazhin

Portieri Cyrus Margono realizoi autogol në minutën e 75-të për 2:0.


Ballkani në epërsi ndaj Dukagjinit

Almir Kryeziu e kaluar në epërsi Ballkanin ndaj Dukagjinit.

Kryeziu golin e epërsisë e realizoi në minutën e 53-të.

Kjo ndeshje i takon xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.

Edhe Ballkani në epërsi Futboll 2 muaj më parë Ballkani në epërsi

Pa gola mbyllet pjesa e parë në ndeshjen Ballkani – Dukagjini

Edhe në ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Dukagjinit ka përfunduar pjesa e parë pa gola. Kjo ndeshje i takon xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.