Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ballkani shënon fitoren e tretë rresht

Ballkani

Ballkani i Suharekës e ka shënuar fitoren e tretë rresht në Superligën e Kosovës në futboll.

Suharekasit mposhtën në shtëpi Feronikelin 74 me rezultatin 2:0.

Ndeshja e javës së katërt e elitës së futbollit kosovar u zhvillua të dielën, ndërsa Ballkani fitoi me dy golat e realizuar në pjesën e parë.

Golin e parë e shënoi Abou Dosso në minutën e 14-të. 

Dosso asistoi edhe te goli i dytë të cilin e realizoi Albert Diene në minutën e 20-të. 

Edhe Ballkani fiton dhe mbetet në garë për titull Futboll Ballkani fiton dhe mbetet në garë për titull

Ballkani ngrihet në vendin e tretë me nëntë pikë. Feronikeli 74 mbetet pa pikë në vendin e parafundit.

Pa pikë janë edhe Llapi dhe Vushtrria.


Ballkani po fiton 2:0 pas pjesës së parë

Ballkani është duke udhëhequr 2:0 pas pjesës së parë ndaj Feronikelit 74. 

Abou Dosso e realizoi golin e parë në minutën e 14-të. 

Dosso asistoi edhe te goli i dytë të cilin e realizoi Albert Diene në minutën e 20-të.

Edhe Nuk gabon Ballkani, mposht Drenicën Futboll Nuk gabon Ballkani, mposht Drenicën

Ballkani dyfishon epërsinë

Ballkani ka dyfishuar shifrat ndaj Feronikelit 74. 

Albert Diene e shënoi golin e dytë në minutën e 20-të. Ai u asistua nga Abou Dosso. Ballkani po udhëheq 2:0.

Dosso e realizoi golin e parë të takimit.


Shënon Dosso, Ballkani në epërsi 

Edhe Ballkani fiton ndaj Dukagjinit falë golave të pjesës së dytë Futboll Ballkani fiton ndaj Dukagjinit falë golave të pjesës së dytë

Abou Dosso e ka shënuar golin e epërsisë për Ballkanin në ndeshjen ndaj Feronikelit 74. 

Dosso golin e epërsisë për skuadrën nga Suhareka e realizoi në minutën e 14-të.