Ballkani i ka dhënë fund ecurisë prej dy ndeshjeve radhazi pa fitore në kampionat.
Ballkani të dielën në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll e mposhti në shtëpi Drenicën me rezultatin 1:0.
Mesfushori Giovanni Ribeiro e realizoi golin e fitores për skuadrën suharekase në minutën e 78-të.
Për Drenicën ishte disfata e tretë radhazi në kampionat. Drenica është në pozitën e fundit me 21 pikë. Po lufton për mbetje në elitë.
Për Ballkanin, fitorja ishte shumë e rëndësishme në garën për titull kampioni. Ka 39 pikë dhe është lartë në tabelë.
Edhe
Goluboviq, hero i Ballkanit në fitoren ndaj Drenicës
Ballkani në epërsi ndaj Drenicës
Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Drenicës.
Mesfushori Giovanni Ribeiro e shënoi golin e epërsisë për skuadrën suharekase në minutën e 78-të.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 22-të të elitës së futbollit kosovar.
Mbyllet pa gola pjesa e parë në Suharekë
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës.
Edhe
Ballkani në epërsi pas pjesës së parë
Ballkani ishte më dominues në pjesën e parë. Kishte disa raste shënimi por nuk arriti t’i konkretizojë.
Kjo ndeshje i takon javës së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.