Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ballkani fiton dhe mbetet në garë për titull

Valentin Serebe

Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për titull të kampionit. 

Me fitoren e arritur të dielën në Suharekë, Ballkani ka mbajtur të hapur garë për titull me Dritën.
Suharekasit në shtëpi fituan ndaj Ferizajt me rezultat 3:0, në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Deri në fund të edicionit aktual kanë mbetur edhe gjashtë xhiro.

Giovanni në minutën e 22-të shënoi golin e parë, ndërsa  Golin për 2:0 e realizoi në minutën e 80-të, Valentin Serebe. 

Tetë minuta më vonë, Ballkani e shënoi edhe golin e tretë. Golin për rezultatin përfundimtar 3:0 e shënoi Diar Vokrri.

Edhe Ballkani fiton me gol të minutës së 95-të, mban hapin për kreun e tabelës Futboll 3 muaj më parë Ballkani fiton me gol të minutës së 95-të, mban hapin për kreun e tabelës

Ballkani mbetet në vendin e dytë me 52 pikë, pesë më pak se liderja Drita.


Tjetër gol në Suharekë

Diar Vokrri shënoi golin e tretë për Ballkanin. Goli për 3:0 ndaj Ferizajt, Vokrri e shënoi në minutën e 88-të.

 


Ballkani realizon golin e dytë

Ballkani e ka shënuar golin e dytë ndaj Ferizajt.

Golin për 2:0 e realizoi në minutën e 80-të, Valentin Serebe.


Ballkani në epërsi pas pjesës së parë

Edhe Ballkani fiton bindshëm derbin me Dritën, kthehet në vendin e parë Futboll 4 muaj më parë Ballkani fiton bindshëm derbin me Dritën, kthehet në vendin e parë

Ballkani e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Ferizajt.

Vendosi goli me kokë i Giovannit në minutën e 22-të.

Ndeshja Ballkani – Ferizaj i takon xhiros së 30-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Ky duel po luhet në Suharekë.


Ballkani kalon në epërsi

Ballkani ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Ferizajt.

Golin me kokë në minutën e 22-të e shënoi Giovanni.

Edhe Nuk gabon Ballkani, mposht Drenicën Futboll 4 muaj më parë Nuk gabon Ballkani, mposht Drenicën

Ndeshja Ballkani – Ferizaj i takon xhiros së 30-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Ky duel po luhet në Suharekë.