Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ballkani fiton bindshëm derbin me Dritën, kthehet në vendin e parë

ballkani

Ballkani e ka fituar bindshëm derbin e xhiros së 24-t për t’u kthyer në vendin e parë në tabelën e Superligës së Kosovës në futboll.

Të dielën në fushën e papërshtatshme në Suharekë, Ballkani fitoi 3:0 ndaj Dritës së Gjilanit, kampiones në fuqi. Drita ishte lidere pas xhiros së kaluar, por tani është e dyta me 42 pikë, sa i ka edhe Ballkani në vendin e parë.

Që në minutën e tretë Bleart Tolaj shënoi supergol për epërsinë 1:0 të Ballkanit.

Arbër Potoku realizoi në minutën e 38-të për epërsinë 2:0 të suharekasve.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Edhe Ballkani mposht kampionen dhe del në vend të parë Futboll Ballkani mposht kampionen dhe del në vend të parë

Në minutën e 79-të vendasit krijuan aksion të bukur, të cilin me gol e përfundoi Almir Kryeziu.

Ballkani e Drita kanë bërë shkëputje prej katër pikëve me përcjellësit dhe pritet të zhvillojnë deri në fund garë të fortë për titull të kampionit.


Kryeziu shënon, Ballkani udhëheq 3:0

Almir Kryeziu ka shënuar për epërsinë 3:0 të Ballkanit ndaj Dritës.

Kryeziu shënoi në minutën e 79-të.


Ballkani në epërsi prej dy golash pas pjesës së parë të derbit

Edhe Ballkani fiton dhe mbetet në garë për titull Futboll Ballkani fiton dhe mbetet në garë për titull

Ballkani po udhëheqë 2:0 pas pjesës së parë të derbit ndaj Dritës.

Në Suharekë, Bleart Tolaj shënoi që në nismë, ndërsa golin e dytë e realizoi Arbër Potoku pak para fundit të pjesës së parë.


Goli i dytë i Ballkanit

Ballkani e ka shënuar golin e dytë në derbin ndaj Dritës.

Arbër Potoku shënoi për 2:0 në minutën e 38-të.


Ballkani në epërsi të hershme, supergol nga Tolaj

Edhe Ballkani barazon dhe mbetet pesë pikë prapa Dritës Futboll Ballkani barazon dhe mbetet pesë pikë prapa Dritës

Ballkani ka kaluar në epërsi të hershme në derbin ndaj Dritës.

Bleart Tolaj shënoi për 1:0 në minutën e tretë.

Lexo përditësimet tjera
fc ballkani

Sot dy ndeshje të Superligës, derbi i madh në Suharekë

Prej orës 13:00, sot luhen dy ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll.Në Suharekë zhvillohet derbi...