Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Prej orës 13:00, sot luhen dy ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll.

Në Suharekë zhvillohet derbi i madh mes Ballkanit dhe Dritës së Gjilanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë në Klinë takohen Dukagjini e Llapi.

Ndeshjet i takojnë xhiros së 24-t.

Fitore e madhe e Llapit me gol të minutave shtesë

1 j. më parë / 15 mar 2026 13:09
lahd

Goli i Fiton Ademit në minutat shtesë ia solli fitoren e vlefshme Llapit.

Llapi të dielën fitoi 2:1 ndaj Dukagjinit në Klinë në kuadër të xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja po shkonte drejt barazimit, kur Ademi devijtoi topin për në portë, në minutën e katërt shtesë.

Me fitore, Llapi është forcuar në vendin e shtatë me 29 pikë. Dukagjini është i gjashti me 33 pikë.

Llapjanët shënuan që në minutën e dytë përmes Edon Sadriut për 1:0.

Ndërkohë Hekuran Berisha e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 54-t.

Por te Llapi vlerësuan se vendasit bënë faul gjatë aksionit që solli goli. Kishte reagime të ashpra të mysafirëve, ndërsa Tahir Batatina dhe ndihmësi i tij, Sunaj Keqi u përjashtuan me kartonë të kuq.

Dukagjini ka humbur penallti në pjesën e parë.


Tjetër karton i kuq për llapjanët

Te Llapi nuk po pajtohen me vendimet e Genc Nuzës pas golit të barzimit të Dukagjinit.

Nuza tashmë ka treguar kartonin e dytë për shtabin teknik të llapjanëve.

Llapjanët pretendojnë se kishte faul nga Dukagjini para aksionit që solli golin e Dukagjinit.


Reagime të Llapit, përjashtohet Batatina

Ka tensione në Klinë pas golit të Dukagjinit për 1:1.

Llapjanët kanë reaguar në vendimet e gjyqtarëve, përkatësisht për një faul gjatë ndërtimit të aksionit të golit të klinasve.

Për shkak të reagimeve, Tahir Batatina u ndëshkua me karton të kuq.


Barazon Dukagjini

Dukagjini e ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Llapit.

Për 1:1 shënoi Hekuran Berisha në minutën e 54-t.


Llapi në avantazh ndaj Dukagjinit në Klinë

Një gol i konfirmuar nga VAR-i bëri dallimin në pjesën e parë të ndeshjes Dukagjini – Llapi.

Edon Sadriu shënoi për 1:0 në të mirë të Llapit që në minutën e dytë.

Ndërkohë Dukagjini humbi penallti më pas.

Me rezultatin 1:0 në të mirë të Llapit ka përfunduar pjesa e parë.


Llapi kalon në epërsi në Klinë

Llapi ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Dukagjinit në Klinë.

 Që në minutën e dytë Edon Sadriu realizoi për llapjanët.

Ballkani fiton bindshëm derbin me Dritën, kthehet në vendin e parë

1 j. më parë / 15 mar 2026 13:07
ballkani

Ballkani e ka fituar bindshëm derbin e xhiros së 24-t për t’u kthyer në vendin e parë në tabelën e Superligës së Kosovës në futboll.

Të dielën në fushën e papërshtatshme në Suharekë, Ballkani fitoi 3:0 ndaj Dritës së Gjilanit, kampiones në fuqi. Drita ishte lidere pas xhiros së kaluar, por tani është e dyta me 42 pikë, sa i ka edhe Ballkani në vendin e parë.

Që në minutën e tretë Bleart Tolaj shënoi supergol për epërsinë 1:0 të Ballkanit.

Arbër Potoku realizoi në minutën e 38-të për epërsinë 2:0 të suharekasve.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në minutën e 79-të vendasit krijuan aksion të bukur, të cilin me gol e përfundoi Almir Kryeziu.

Ballkani e Drita kanë bërë shkëputje prej katër pikëve me përcjellësit dhe pritet të zhvillojnë deri në fund garë të fortë për titull të kampionit.


Kryeziu shënon, Ballkani udhëheq 3:0

Almir Kryeziu ka shënuar për epërsinë 3:0 të Ballkanit ndaj Dritës.

Kryeziu shënoi në minutën e 79-të.


Ballkani në epërsi prej dy golash pas pjesës së parë të derbit

Ballkani po udhëheqë 2:0 pas pjesës së parë të derbit ndaj Dritës.

Në Suharekë, Bleart Tolaj shënoi që në nismë, ndërsa golin e dytë e realizoi Arbër Potoku pak para fundit të pjesës së parë.


Goli i dytë i Ballkanit

Ballkani e ka shënuar golin e dytë në derbin ndaj Dritës.

Arbër Potoku shënoi për 2:0 në minutën e 38-të.


Ballkani në epërsi të hershme, supergol nga Tolaj

Ballkani ka kaluar në epërsi të hershme në derbin ndaj Dritës.

Bleart Tolaj shënoi për 1:0 në minutën e tretë.