Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Drita e ka mbrojtur titullin në Superligën e Kosovës në futboll.

Të shtunën në terrenin me bar sintetik në Gjilan, Drita fitoi 2:0 ndaj Ballkanit dhe e siguroi titullin e pestë në histori të klubit, tri xhiro pa u mbyllur kampionati. Golat e fitores i shënuan Besnik Krasniqi dhe Abdoul Karim Dante.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ballkani ishte në garë të fortë me Dritën deri para disa xhirove. Por, disfata në xhiron e kaluar nga Llapi në Suharekë dhe fitorja e Dritës ndaj Prishtinës së Re, e bëri diferencën e madhe.

Drita kaloi në epërsi që në minutën e 24-t. Mbrojtësi i krahut të djathtë dhe kapiteni Krasniqi realizoi nga afërsia pas asistimit shumë të mirë të Veton Tushës.

Gjyqtari Burim Jahmurataj e pranoi golin fillimisht pas konfirmimit nga dhoma e VAR-it. Pas protestave nga futbollistët e Ballkanit, gjyqtari Jahmurataj shkoi ta shoh vetë rastin në ekran, pasi dyshohej për ndërhyrje të palejuar të Tushës në Albert Dienen në mes të fushës, gjatë ndërtimit të aksionit.
Ballkani iu afrua barazimit të rezultatit në minutën e 35-të, kur Diar Vokrri e qëlloi transversalen. 
Rast të artë pati edhe Drita me Blerim Krasniqin. Edhe Krasniqi e qëlloi transversalen pesë minuta pa u mbyllur pjesa e parë.

Ballkani u hodh me të gjitha forcat për ta barazuar rezultatin e për ta shtyrë festën e gjilanasve, por pësoi tjetër gol.

Katër minuta para fundit, Dante realizoi nga afërsia për rezultatin 2:0 dhe të fundit në ndeshje.

Drita e fitoi titullin me 66 pikë, me 11 më shumë se Ballkani i pozitës së dytë.

Drita titullin e parë e fitoi në edicionin 2002/03. Më pas triumfoi edhe në edicionet  2017/18, 2019/20 dhe 2024/25.

Titullin e pestë në Superligën e Kosovës e fitoi edhe trajneri Zekirija Ramadani. Ai ka triumfuar më herët me Trepçën ’89, Feronikelin, Prishtinën dhe dy here me Dritën.

Drita dhe Ballkani i kanë dominuar pesë edicionet e fundit në elitën e futbollit kosovar.

Suharekasit e fituan tri herë rresht titullin në Superligën e Kosovës, në edicionet 2021/22, 2022/23 dhe 2023/24. Më pas, dy tituj rresht i fitoi edhe Drita.

Drita do të garojë në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve si kampione.

Si kampione e nisi rrugëtimin po në këtë fazë të garës në edicionin e kaluar. Dhe shkoi deri në plejofin e fazës nokaut të Ligës së Konferencës kur u eliminua nga Celje sllovene.

Fitore e rëndësishme e Drenicës në garën për mbijetesë

1 muaj më parë / 9 maj 2026 17:56
Drenica

Drenica i shënoi dy gola në pjesën e parë ndaj Gjilanit dhe i kanë mjaftuar për të marrë pikët e plota në garën shumë të fortë për mbijetesë. 

“Kuqezinjtë” të shtunën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj fituan 2:1, në kuadër të xhiros së 33-të të elitës së futbollit kosovar. 

Drenica me fitore tani i ka 44 pikë, një më pak se Gjilani që është i pesti. 

Kreshnik Uka shënoi për 1:0 në minutën e 30-të. Goli u pranua tre minuta më vonë pas rishikimit të situatës në VAR, nga gjyqtari Alban Shala.

Golin tjetër e shënoi qendërmbrojtësi Eneid Kodra, në minutën e 37-të. 

Gjilani u kthye në lojë me golin e Blerind Morinës, në minutën e 52-të. Gjilani shënoi edhe një tjetër gol në këtë ballafaqim, por u anulua për pozitë jashtë loje. 

Në minutën e 85-të për shkak të protestave me të kuq u përjashtua trajneri i Drenicës, Thomas Brdariq.

Drita fiton titullin e pestë në histori

1 muaj më parë / 9 maj 2026 17:55
Drita

Drita e ka mbrojtur titullin në Superligën e Kosovës në futboll. 

Të shtunën në terrenin me bar sintetik në Gjilan, Drita fitoi 2:0 ndaj Ballkanit dhe e siguroi titullin e pestë në histori të klubit, tri xhiro pa u mbyllur kampionati. Golat e fitores i shënuan Besnik Krasniqi dhe Abdoul Karim Dante. 

Ballkani ishte në garë të fortë me Dritën deri para disa xhirove. Por, disfata në xhiron e kaluar nga Llapi në Suharekë dhe fitorja e Dritës ndaj Prishtinës së Re, e bëri diferencën e madhe. 

Drita e fitoi titullin me 66 pikë, me 11 më shumë se Ballkani i pozitës së dytë. 

Drita titullin e parë e fitoi në edicionin 2002/03. Më pas triumfoi edhe në edicionet  2017/18, 2019/20 dhe 2024/25.

Titullin e pestë në Superligën e Kosovës e fitoi edhe trajneri Zekirija Ramadani. Ai ka triumfuar më herët me Trepçën ’89, Feronikelin, Prishtinën dhe dy here me Dritën. 

Drita dhe Ballkani i kanë dominuar pesë edicionet e fundit në elitën e futbollit kosovar. 

Suharekasit e fituan tri herë rresht titullin në Superligën e Kosovës, në edicionet 2021/22, 2022/23 dhe 2023/24. Më pas, dy tituj rresht i fitoi edhe Drita. 

Drita do të garojë në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve si kampione.

Si kampione e nisi rrugëtimin po në këtë fazë të garës në edicionin e kaluar. Dhe shkoi deri në plejofin e fazës nokaut të Ligës së Konferencës kur u eliminua nga Celje sllovene.

Drita fare pranë titullit, shënon sërish

1 muaj më parë / 9 maj 2026 17:47
Drita

Abdoul Karim Dante e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Ballkanit dhe është vetëm pak minuta larg titullit. 

Dante realizoi në minutën e 86-të.

Shënon Gjilani

1 muaj më parë / 9 maj 2026 17:13
Gjilani

Blerind Morina i Gjilanit e ka ngushtuar epërsinë e Drenicës, pas golit të realizuar në minutën e 52-të.

Rezultati Drenica - Gjilani tani është 2:1.

Drenica me epërsi bindëse ndaj Gjilanit

1 muaj më parë / 9 maj 2026 16:49
Drenica

Drenica ka shkuar në pushim me epërsi bindëse 2:0 ndaj Gjilanit. 

Kreshnik Uka në minutën e 30-të dhe Eneid Kodra në minutën e 37-të, i shënuan golat në pjesën e parë. 

Me fitore, Drenica do të bënte hap të madh drejt mbijetesës. 

Do t’i afrohej Gjilanit të vendit të pestë në një pikë.

Rast i artë për Dritën

1 muaj më parë / 9 maj 2026 16:43
Blerim Krasniqi

Drita ka pasur rast të artë për ta shënuar golin e dytë ndaj Ballkanit. 

Raddy Ovouka pasoi bukur për sulmuesin Blerim Krasniqi në minutën e 40-të. 

Krasniqi nga zona gjuajti fuqishëm, por e qëlloi vetëm transversalen.

Ballkani i afrohet barazimit të rezultatit

1 muaj më parë / 9 maj 2026 16:39
Ballkani

Ballkani i është afruar barazimit të rezultatit në ndeshjen ndaj Dritës. 

Mbrojtësi i krahut të djathtë i suharekasve, Diar Vokrri, tentoi të shënonte nga afërsia. 

Gjuajtjen e tij e priti portieri Faton Maloku, ndërsa topi përfundoi në transversale, në minutën e 35-të.

Tjetër gol në “Bajram Aliu”

1 muaj më parë / 9 maj 2026 16:38
Drenica fc

Tjetër gol ka shënuar skuadra e Drenicës në ndeshjen ndaj Gjilanit. 

Qendërmbrojtësi Eneid Kodra shënoi për 2:0 në minutën e 37-të.

Drenica po e befason Gjilanin

1 muaj më parë / 9 maj 2026 16:35
Drenica

Drenica është duke e befasuar Gjilanin në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës. 

Kreshnik Uka shënoi në minutën e 30-të, ndërsa goli u pranua tre minuta më vonë pas rishikimit të situatës në VAR, nga gjyqtari Alban Shala.

Drita në epërsi ndaj Ballkanit

1 muaj më parë / 9 maj 2026 16:27
Drita

Drita ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit, në ndeshjen e xhiros së 33-të. 

Me fitore, Drita e fiton titullin e pestë në histori të klubit. 

Në minutën e 24-t, kapiteni Besnik Krasniqi realizoi nga afërsia pas asistimit shumë të mirë të Veton Tushës.

Gjyqtari Burim Jahmurataj e pranoi golin fillimisht pas konfirmimit nga dhoma e VAR-it. Pas protestave nga futbollistët e Ballkanit, gjyqtari Jahmurataj shkoi ta shikojë vetë rastin në ekran, pasi dyshohej për ndërhyrje të palejuar të Tushës në Albert Dienen në mes të fushës, gjatë ndërtimit të aksionit.

Ndeshja po luhet në terrenin me bar sintetik në Gjilan.