Sonte në “Express” do të zhvillojmë bisedë me muzikantin, Faton Isufi. Bashkë flasim për muzikën dhe festat, angazhimet e tij në mbrëmje muzikore dhe projektet e ardhshme.
Po ashtu ju sjellim një material nga skena kulturore në vend. Filharmonia e Kosovës në bashkëpunim me Operën, kanë sjellë koncertin unik i cili nëpërmjet “Requiem für Mignon” nga Robert Schumann të periudhës Romantike, ka kaluar te bashkëkohorja me “Ballin lart” të Valton Beqirit deri te përmbyllja monumentale me “Stabat Mater” e Antonín Dvořák. Koncerti në dirigjimin e Marion Wood është njëherësh edhe uverturë e rrugëtimit historik të Filharmonisë me debutimin në Berlin.
Nuk mungojnë as lajmet nga showbizi ku në fokus kemi vdekjen e aktorit Chuck Norris, dhe yjet e muzikë K-Pop, “BTS”.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
Berlini – kulmimi historik i Filharmonisë së Kosovës edhe me vepra shqipe
-
Tingujt romantikë e bashkëkohorë si uverturë për kulmim monumental
-
Filharmonia ia jep 17 shkurtit dramën muzikore të kujtesës e krenarisë, sonte në “Express”
-
Filharmonia përgjigjet me kryevepra e tinguj shqip, sonte në “Express”
-
Filharmonia mbyll vitin me festë midis ambicieve e mungesës së kushteve, sonte në “Express”