Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Filharmonia ia jep 17 shkurtit dramën muzikore të kujtesës e krenarisë, sonte në “Express”

Filharmonia e Kosovës

Sonte në “Express” ju sjellim materiale nga skena e artit dhe kulturës në vend. Koncerti i së martës mbrëma i Filharmonisë së Kosovës qe sikur një dramë që vihet në skenë për të rrëfyer e festuar. Një dramë muzikore ku bashkohen ditët e vështira bashkë me ato të mira, kujtesa kolektive e aspirata për të ardhmen. Veprat shqiptare kanë qenë në fokus, por përtej tyre edhe ato të muzikës klasike të nivelit botëror që kanë ngjyrat emocionale të asaj çfarë ka kaluar edhe Kosova. Unike ka qenë edhe vepra “Nunquam Iterum – Lamenti i Nënës” e Valton Beqirit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Storja tjetër fokusohet në një ngjarje promovuese. “Kosova: Udhëpërshkrim i shkurtër” është një letërnjoftim në shqip e anglisht i Kosovës me krejt mozaikun e saj të diversitetit ndër shekuj. Kjo vepër e Arsim Canollit bashkon trashëgiminë arkeologjike, atë arkitekturore e shpirtërore për ta paraqitur sa më të plotë historinë e shtetit që të martën festoi 18-vjetorin e Pavarësisë. Libri përfshin trashëgiminë e krejt rajoneve të vendit dhe e paraqet atë si aset të njerëzimit.

E nga skena e showbizit ju sjellim materiale që në fokus kanë aktorin hollywoodian, Robert Duvall dhe Festivalin e filmit në Berlin.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!