Sonte në “Express” do të zhvillojë bisedë me Brilant Milazimin, artisti që përfaqëson Kosovën në edicionin e 61-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecie, dhe Hana Halilaj, kuratore e Galerisë Kombëtare të Kosovës njëherësh komisionere e Pavijonit të Kosovës në Bienale. Bashkë do të elaborojmë veprën “Dhëmbë të fortë”, me të cilën përfaqësohet vendi në një prej ngjarjeve më me nam të artit bashkëkohor.
Po ashtu ju sjellim një material nga skena kulturore në vend. Filharmonia e Kosovës pas koncertit solemn për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka vazhduar me koncertin e radhës që përkon me programin e rregullut të institucionit. Repertori me vepra ndërkombëtare dhe ata vendorë, të dielën mbrëma në Prishtinë, ka qenë një lloj prezantimi i një pjese të asaj çfarë do të zbërthehet në kryeqytetin austriak e atë polak.
Nuk mungojnë as lajmet nga skena e filmit dhe showbizit.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
Kosova me “Dhëmbë të fortë” mposht frikën në Bienalen e trazuar të Venecias
-
Hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
-
Kosova me “Dhëmbë...” në Venecia josh vëmendjen ndërkombëtare
-
“Dhëmbë të fortë” shtrëngon pritjen përtej luftës dhe realitetit të Kosovës
-
Pavijoni i Kosovës në hapësirën e braktisur të arkitekturës veneciane