Sonte në “Express” fokusohemi te ngjarjet e fundit nga skena e artit dhe kulturës. Oferta e koncerteve të Filharmonisë së Kosovës asnjëherë nuk është e rëndomtë. As në fundvit kur institucioni muzikor jo vetëm feston ndërrimin e motmoteve, por edhe rrumbullakon suksesin e një viti të tërë të kalendarit të koncerteve brenda e jashtë vendit si dhe zbulimin e perlave klasike botërore e vendore për publikun. Kolazhi me vepra festive nën drejtimin e maestros Dario Salvi ka qenë përbërja e koncertit gala për Vitin e Ri.
Përveç tjerash do të sjellim materiale për garën evropiane të këngës, “Eurovision”, ku Shqipëria do të prezantohet me këngën “Nan”, të interpretuar nga artisti Alis.
Nuk mungojnë as të rejat fundit nga showbizi si dhe muzika, me protagonistë yje si Beyonce.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
Filharmonia me koncert unik si uverturë para Berlinit, sonte në “Express”
-
Filharmonia ia jep 17 shkurtit dramën muzikore të kujtesës e krenarisë, sonte në “Express”
-
Mesha e Rossinit harmonizohet në madhështi tingujsh hyjnorë, sonte në “Express”
-
Filharmonia përgjigjet me kryevepra e tinguj shqip, sonte në “Express”
-
Filharmonia sivjet në hap të rritjes artistike dhe prezantimit ndërkombëtar