EXPRESS

Mesha e Rossinit harmonizohet në madhështi tingujsh hyjnorë, sonte në “Express”

Filharmonia e Kosovës

Sonte në “Express” do të zhvillojmë bisedë me këngëtarin Neki Emra, i cili vjen për ta promovuar baladën e tij të fundit, që sjell shumë emocion, “Qanë Prizreni”.

Përveç tjerash do të sjellim një material nga skena kulturore në vend. “Mesha e vogël solemne” e Rossinit ka jehuar për herë të parë në Kosovë në koncertin e Korit të Filharmonisë së Kosovës dhe atij të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë bashkë me solistët në vokal, si dhe dy piano e një harmonium. Kryevepra vokalo-instrumentale ka ardhur me madhështinë e saj si një ringjallje tingujsh të shekullit të 19-të.

Nuk mungojnë as të rejat e fundit nga bota. Të dielën mbrëma në Los Angeles zuri vend ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy”, e cila gati u shndërrua në një skenë proteste e mesazhesh politike. Sa i përket fituesve, ylli latin Bad Bunny triumfoi në kategorinë kryesore të mbrëmje, “Albumi më i mirë”, kurse me çmime u nderua edhe artistët, Billie Eiliss, Kendrick Lamar, Lady Gaga, Olivia Dean dhe të tjerë.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!