Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka thënë se ekipi i tij duhet të përmirësohet. Brazili u ndal në barazim 1:1 nga Maroku në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit C të Botërorit në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Maroku ka dominuar në pjesën e parë, ndërsa Ancelotti është i vetëdijshëm për mungesën e balancit dhe nervozën e shfaqur në 45 minutat e parë.
Ismael Saibari shënoi gol të bukur për Marokun, por u përgjigj, po me gol të bukur, Vinicius Junior.
“Nuk kemi luajtur mirë. Disa sfida, një ekip shumë i jobalancuar. Kemi humbur shumë topa dhe mendoj se duhet të paraqitemi më mirë në këtë kuptim”, ka thënë Ancelotti.
Tekniku italian thotë se Brazili është përmirësuar në pjesën e dytë, por nuk ka mundur të thyej bllokun e Marokut.
“Nuk jam i dëshpëruar me rezultatin, por nuk jam as i kënaqur”, ka thënë Ancelotti, duke paralajmëruar ndryshime në formacion.
Edhe
Ancelotti mbetet selektor i Brazilit
“Nuk e fitoni Botërorin duke u bazuar në ndeshjen e parë”.
Haiti do të jetë kundërshtari i dytë i Brazilit.