Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Vetëm një pikë për Brazilin nga ndeshja me Marokun

.

Ashtu si pritej, Brazili është sfiduar seriozisht nga Maroku.

Marokenët kanë shfaqur dukshëm më tepër në pjesën e parë, e cila megjithatë përfundoi 1:1. Dhe shifrat nuk ndryshuan deri në fund të ndeshjes së luajtur në natën mes të shtunës e të dielës.

Ismael Saibari realizoi supergol në minutën e 21-të për epërsinë e Marokut.

U përgjigj Vinicius Junior, po ashtu me supergol, në minutën e 32-të për 1:1.

Pjesa e dytë u dominua nga brazilianët, por shifrat më nuk ndryshuan. Portieri i Brazilianit, Alisson Becker bëri dy pritje vendimtare në minutat shtesë.

Edhe Ancelotti thotë se Brazili duhet të përmirësohet gjatë Botërorit Botërori 2026 Ancelotti thotë se Brazili duhet të përmirësohet gjatë Botërorit

Dhe kështu të dy përfaqësueset e morën nga një pikë në ndeshjen e parë të Grupit C të Kupës së Botës në futboll.

Te Brazili mungoi superylli Neymar Jr, për shkak të lëndimit.

Në xhiron e dytë, Maroku luan me Skocinë, ndërsa Brazili me Haitin.

 

 

Edhe Shumë raste e një penallti e humbur, pjesa e parë mbyllet pa gola Botërori 2026 Shumë raste e një penallti e humbur, pjesa e parë mbyllet pa gola

Dy supergola, Brazili e Maroku po barazojnë pas pjesës së parë

 

Superndeshje po luajnë Brazili e Maroku, në kuadër të Grupit C të Kupës së Botës.

Pas pjesës së parë rezultati është 1:1. Maroku, që shfaqi dukshëm më tepër në fushë, kaloi në epërsi 1:0 me golin e Ismael Saibarit në minutën e 21-të. Ishte supergol i Saibarit.

Edhe Te Maroku shpresojnë ta kenë gati Saibarin Botërori 2026 Te Maroku shpresojnë ta kenë gati Saibarin

Gol të bukur shënoi edhe Vinicius Junior, që barazoi në 1:1 në minutën e 32-të.

Maroku ka pasur raste të shumta në pjesën e parë.