Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes Brazil - Norvegji

Brazili-Norvegjia

Brazili dhe Norvegjia kanë luajtur baras, 0:0 gjatë 45 minutave të parë të ndeshjes që i takon një të tetës së finales të Kupës së Botës 2026.

Ndeshja po luhet në stadiumin “MetLife” në Neë Jersy.

Norvegjia në minutën e katërt shënoi gol. Por goli i Patrick Bergut u anulua për pozitë jashtë loje. 

Gjashtë minuta më vonë, Brazili fitoi penallti. Matheus Cunha fitoi penallti, të cilin e mori përsipër për ta gjuajtur Bruno Guimaraes. Por gjuajta e brazilianit nga pika e bardhë u prit nga portieri norvegjez, Orjan Nyland.

Norvegjia në fund të pjesës së parë nëpërmjet Martin Odegaardit rrezikoi portën e Brazilit.

Edhe Norvegjisë i anulohet goli, Brazili humb penallti Botërori 2026 Norvegjisë i anulohet goli, Brazili humb penallti

Por gjuajtja e tij u prit nga portieri i Brazilit, Alisson.

Ishte rasti i fundit i pjesës së parë.

Lexo përditësimet tjera
Erling haaland

Haaland dërgon Norvegjinë në çerekfinale, Brazilin në shtëpi