Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Haaland dërgon Norvegjinë në çerekfinale, Brazilin në shtëpi

1 muaj më parë / 6 kor 2026 00:06
Haaland

Sulmuesi Erling Haaland ka zhvilluar një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme në këtë Kupë Bote.

Haaland shënoi dy golat e fitores së madhe 2:1 të Norvegjisë kundër Brazilit të dielën mbrëma.

VIDEO: Golat dhe momentet më të mira të ndeshjes

Golin e parë Haaland e shënoi me kokë në minutën e 80-të, ndërsa të dytin para përfundimit të kohës së rregullt, duke e çuar Norvegjinë në çerekfinalet e Kupës së Botës për herë të parë pas fitores 2:1 ndaj Brazilit të dielën mbrëma në stadiumin “MetLife” të New Jerseyt.

Haaland, që ishte thuajse për pjesën më të madhe të lojës në hije dhe pati pak prekje të topit, shpërtheu kur Norvegjia kishte më së shumti nevojë për të, duke e goditur topin me kokës pas një asistimi perfek nga zëvendësuesi Andreas Schjelderup, që hyri në fushë në pjesën e parë. Schjelderup u hodh mbi shpinën e Haaland për të festuar golin e tij të gjashtë në Kupën e Botës.

Schjelderup asistoi edhe në golin e dytë personal të Haalandit, dhe të shtatin në këtë Kupë Bote, duke barazuar Lionel Messin dhe Kylian Mbappen për më shumë gola.

Neymar shënoi nga penalltia në fund të kohës shtesë, duke ndryshuar vetëm rezultatin përfundimtar.

Ndeshja nisi furishëm. Fillimisht norvegjezët rastin e tyre të parë e shndërruan në gol. Por goli i Patrick Bergut u anulua për pozitë jashtë loje.

Gjashtë minuta më vonë, Brazili fitoi penallti. Matheus Cunha fitoi penallti, të cilin e mori përsipër për ta gjuajtur Bruno Guimaraes. Por gjuajta e brazilianit nga pika e bardhë u prit nga portieri norvegjez, Orjan Nyland.

Nyland priti edhe disa gjuajtje të lojtarëve të Brazilit, që shkon në shtëpi, ndonëse pritjet ishin të mëdha.

Tifozët brazilianë mbetën të shtangur dhe të heshtur me eliminimin e hershëm të Brazilit.
Ky është eliminimi më i hershëm i Brazilit nga Kupa e Botës që nga Botërori i mbajtur në Itali në vitin 1990. Brazili nuk ka mposhtur përfaqësuese evropian në fazën e nokautit që nga fitorja në Botërorin “Gjermania 2002”.

Për herë të fundit Brazili u shpall kampion Bote në vitin 2002.

VIDEO: Festa e norvegjezëve

 

Neymar shënon nga penalltia

1 muaj më parë / 6 kor 2026 00:03
Neymar

Neymar ka shënuar gol nga penalltia të cilën e siguroi Casemiro.
Neymar realizoi në minutën e dhjetë shtesë. Por Norvegjia është duke fituar 2:1.

Tjetër gol nga Haalandi, Brazili drejt eliminimit

1 muaj më parë / 5 kor 2026 23:54
Erling Haaland

Erling Haaland

Erling Haaland ka shënuar tjetër gol ndaj Brazilit.
Golin për 2:0, Haaland e shënoi në minutën e 90-të.
Me dy gola, Haaland ka barazuar Lionel Messin dhe Kylian Mbappen me shtatë gola në këtë Kupë Bote.

Haaland kalon Norvegjinë në epërsi

1 muaj më parë / 5 kor 2026 23:44
Haaland

Sulmuesi Erling Haaland e ka kaluar Norvegjinë në epërsi 1:0 në ndeshjen ndaj Brazilit. 

Haaland shënoi për 1:0 në minutën e 80-të.

Ai e realizoi golin e epërsisë me kokë.

Për Haalandin ishte goli i gjashtë në këtë Kupë Bote.

Një më shumë kanë Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

Brazili humb rast të mirë për gol

1 muaj më parë / 5 kor 2026 23:26
Brazili

Endrick ka humbur rast të mirë shënimi në ndeshjen kundër Norvegjisë. Por gjuajtja e tij në minutën e 59-të përfundoi jashtë portës së norvegjezëve. 

Endrick u inkuadrua në fushë në minutën e 58-të.

 

 

Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes Brazil - Norvegji

1 muaj më parë / 5 kor 2026 22:52
Brazili-Norvegjia

Brazili dhe Norvegjia kanë luajtur baras, 0:0 gjatë 45 minutave të parë të ndeshjes që i takon një të tetës së finales të Kupës së Botës 2026.

Ndeshja po luhet në stadiumin “MetLife” në Neë Jersy.

Norvegjia në minutën e katërt shënoi gol. Por goli i Patrick Bergut u anulua për pozitë jashtë loje. 

Gjashtë minuta më vonë, Brazili fitoi penallti. Matheus Cunha fitoi penallti, të cilin e mori përsipër për ta gjuajtur Bruno Guimaraes. Por gjuajta e brazilianit nga pika e bardhë u prit nga portieri norvegjez, Orjan Nyland.

Norvegjia në fund të pjesës së parë nëpërmjet Martin Odegaardit rrezikoi portën e Brazilit.

Por gjuajtja e tij u prit nga portieri i Brazilit, Alisson.

Ishte rasti i fundit i pjesës së parë.

Norvegjisë i anulohet goli, Brazili humb penallti

1 muaj më parë / 5 kor 2026 22:17
Norvegjia

Janë zhvilluar plot 15 minuta mjaft intensiv në ndeshjen Brazili – Norvegjia. 

Norvegjisë në fillim të ndeshje iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, kurse Brazili në minutën e 14-të humbi penallti nëpërmjet Bruno Guimaraesit.

Në fakt gjuajtjen e tij e priti portieri i Norvegjisë, Orjan Nyland.

Penalltinë e siguroi Cunha, i cili u pengua në zonë nga Kristoffer Ajer. 

 

 

Vinicius Junior e Haaland udhëheqin sulmet e Brazilit e Norvegjisë

1 muaj më parë / 5 kor 2026 20:40
brazil

Vinicius Junior dhe Erling Haaland do t’i udhëheqin përfaqësueset e Brazilit dhe Norvegjisë, në ndeshjen që pritet të jetë dramatike.

Ballafaqimi i rëndësishëm për të bërë vend në çerekfinale, nis në orën 22:00 dhe luhet në “New Jersey Stadium”.

FIFA ka publikuar formacionet e të dyja përfaqësueseve.

Formacioni i Brazilit:

Alisson, Magalhaes, Marquinhos, Danilo, Douglas Santos, Casemiro, Guimaraes, Vinicius Junior, Cunha, Martinelli, Rayan

Formacioni i Norvegjisë:

Nyland, Ajer, Moller Wolfe, Heggem, Berg, Berge, Odegaard, Sorloth, Haaland, Nusa, Ryerson