Bukayo Saka do të jetë jashtë fushës edhe për një muaj por tek Arsenali është kthyer qendërmbrojtësi William Saliba.
Lajmin për mbetjen jashtë të Sakas edhe për katër javë, e ka konfirmuar të premten trajneri Mikel Arteta në konferencën për shtyp.
Saka ka lëndim muskulor që prej 21 tetorit.
Për disa javë jashtë fushës do të jetë edhe Martin Zubimendi.
Saliba ndërkohë i ka luajtur dy ndeshje stërvitore dhe është në formë të mirë.
Ai ka munguar prej Kupës së Botës për shkak të telasheve në shpinë.