Real Madridi ka vendosur që ta aktivizojë klauzolën për blerjen e Nico Pazit nga Como, i cili vazhdon të ketë paraqitje të shkëlqyera. Kështu kanë shkruar të premten mediumet në Spanjë.
Paz ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuuar me tetë asistime në 14 paraqitjet e këtij edicioni, ndërsa pesë gola i ka shënuar për Argjentinën.
Ai vlerësohet si numri 10 i ri i Argjentinës, pas pensionimit të Lionel Messit.
Nico Paz iu bashkua Comos për 6 milionë euro në vitin 2024.
Por Como më pas u pajtua që të shpenzojë edhe 60 milionë euro të tjera për t’i siguruar plotësisht shërbimet e tij.
Reali tani e ka të drejtën e blerjes së kartonit të Pazit për 80 milionë euro. Kjo vlen vetëm për verën e vitit 2027.