Franca do të përballet me kampionen në fuqi të botës dhe Evropës, Spanjën, në muajin mars.
Dy ndeshjet do të jenë të vlefshme për çerekfinale të Ligës së Kombeve.
Përzgjedhësi i Francës, Zinedine Zidane, synon turneun final të Ligës së Kombeve.
“Nuk do të jetë revansh për gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Kjo është garë tjetër, me grup të ri. E dinim se do të kemi përballë përfaqësuese të fortë. Kështu që le të jetë Spanja, kampionia në fuqi e botës. E njohim jashtëzakonisht mirë, por do t’i analizojmë ndeshjet e saj të fundit. Për të shkuar deri në fund në gara të tilla, duhet të luash dhe t’i eliminosh më të mirët”, ka deklaruar Zidane, shkruan “L’Equipe”.