Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ilir e Rrahim Abdullahu dënohen me nga 18 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës

triumf Riza

Ilir dhe Rrahim Abdullahu janë dënuar me nga 18 vjet burgim për vrasjen e policit Triumf Riza. 

Vendimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Të akuzuarit Ilir Abdullahu dhe Rrahim Abdullahu me të dhënat si në shkresat e lëndës të akuzuar nga Prokuroria Speciale Gjykata i shpalli fajtor për shkak se të akuzuarit kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje veprën penale ‘Vrasje e rëndë’”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Avni Syla.

Syla ka thënë se Ilir Abdullahit i vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit ndërsa Rrahim Abdullahit i caktohet masa e paraburgimit e cila sipas Sylës do të jetë në fuqi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Gjatë shqiptimit të dënimi në seancë ishte i pranishëm vetëm i akuzuari Ilir Abdullahu së bashku me mbrojtësin e tij Ramë Dreshaj, ndërsa mungoi Rrahim Abdullahu, por e pranishme ishte avokatja e tij Agnesa Salihu. 

Së seancë mungoi edhe prokurorja Arberesha Shala.

Zyrtari policor Riza është vrarë më 30 gusht të vitit 2007 në lagjen “Dardania” në Prishtinë . 

Edhe Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim Arbëri Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim

Lidhur me këtë rast Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burgim për vrasje.

E për nxitje në vrasje, në maj të 2024-tës është dënuar me 25 vjet burgim Enver Sekiraqa, që aktualisht është në arrati.
Ky ishte verdikti i tretë ndaj Sekiraqës për këtë ngjarje, pasi rasti i tij dy herë ishte kthyer në rigjykim. Herën e parë më 2016, ishte dënuar me 37 vjet burgim, kurse më 2019 me 30 vjet burgim.

Ai ishte arratisur më 17 maj 2024, pas ndryshimit të masës së sigurisë, duke u liruar nga paraburgimi.