Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Ancelotti flet për mungesat e Brazilit dhe penalltinë e humbur

Carlo Ancelotti

Brazili krijoi mundësi, por nuk mundi të rrezikonte të ushtronte shumë presion. Kështu ka thënë selektori Carlo Ancelotti, pasi Brazili humbi 2:1 nga Norvegjia në një të tetën e finales në Botëror.

Brazili, që për herë të fundit ka munguar në çerekfinale në vitin 1990, nuk e gjeti asnjëherë ritmin e tij.
Bruno Guimaraes humbi penallti në pjesën e parë, ndërsa zgjedhja e tij u kritikua shumë.

Sipas Ancelottit, u vendos për Guimaraesin bazuar në analizat statistikore.

“Sipas tyre, Neymari ishte më i miri për të gjuajtur penallti. Më pas Raphinha e më pas Bruno. Kështu që zgjodhëm atë pasi ndiem se ishte më i miri në fushë për të gjuajtur penalltinë”, ka thënë Ancelotti.

Neymari e Raphinha nuk ishin në lojë.

“Në fillim më është dukur se ishim ekip i kontrolluar, që kemi krijuar mundësi. Ishte e vështirë të bëhej shumë presion sepse Norvegjia po e mbyllte mbrojtjen e saj. Dhe të aplikosh shumë presion është rrezik”, ka theksuar tekniku italian.

Edhe Ancelotti mbetet selektor i Brazilit Botërori 2026 Ancelotti mbetet selektor i Brazilit

Ai ka pranuar mungesën e cilësisë në mesfushë. 

“Kemi nevojë për disa talente të reja, kemi nevojë për disa lojtarë të nivelit të lartë që vijnë në futbollin brazilian. Mendoj se bëmë punë të mirë, por ky është futbolli, ky është sporti. Ndonjëherë duhet të shijosh humbjen”, ka theksuar selektori i Brazilit.