Trajneri serb i Baselit, Slavisha Jokanoviq, ka dalë në mbrojtje të kapitenit Xherdan Shaqiri, pas humbjes nga Luzerni,.
Baseli po kalon periudhë të vështirë në kampionatin zviceran, ndërsa një prej lojtarëve që po përballet me kritika për paraqitjet e fundit është edhe kapiteni Shaqiri.
Në humbjen e së dielës ndaj Luzernit, Shaqiri luajti vetëm në pjesën e parë.
Baseli u mposht në shtëpi nga Luzerni me rezultatin 2:0.
Megjithatë, Jokanoviq nuk dëshiron që përgjegjësia për humbjen t’i ngarkohet vetëm Shaqirit.
“Ne nuk e humbëm ndeshjen për shkak të Shaqirit”, ka deklaruar Jokanoviqi, duke theksuar se problemi ishte te paraqitja e përgjithshme e skuadrës.
Ai ka shpjeguar se zëvendësimi ishte bërë me qëllim të ndryshimit të energjisë në ekip, e cila, sipas tij, ishte shumë e ulët.
“Do të mund ta zëvendësoja cilindo lojtar”, ka thënë Jokanoviqi.
Baseli pas 14 ndeshjeve të luajtura ka 15 pikë dhe e zë vendin e tetë. Ka mbetur shumë prapa në garën për titull kampioni.
35-vjeçari Shaqiri këtë edicion ka kontribuar me tri gola dhe një asistim.