Sulmuesi i Kosovës, Lutfi Dalipi, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 14-të të Superligës së Zvicrës.
Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur të hënën nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”.
Dalipi ishte protagonist në barazimin e skuadrës së Vaduzit.
Vaduzi të dielën barazoi 2:2 me Lausannen në udhëtim.
20-vjeçari Dalipi e realizoi golin e parë të Vaduzit në takimin ndaj Lausannes.
Sipas “SofaScore”, Dalipi është vlerësuar me notën 8.9.
Dalipi në 17 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat ka kontribuar me shtatë gola dhe nëntë asistime.
Dalipi më 12 nëntor vendosi që ta përfaqësojë Kosovën. Ai është me prejardhje nga Lugina e Preshevës.
