Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Shabazz i Yllit, më i miri i xhiros së dhjetë

Khalil Shabazz

Khalil Shabazz i Golden Eagle Yllit është shpallur “MVP” i javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Më të mirin e xhiros e shpall Federata e Basketbollit e Kosovës.

Shabazz shkëlqeu në fitoren e Yllit ndaj Sigal Prishtinës me rezultatin 92:79.

Ylli këtë edicion ka gjashtë fitore dhe katër humbje. 

28-vjeçari kontribuoi me plot 32 pikë, tri kërcime dhe nëntë asistime. 

Amerikani zuri vend në pesëshen e javës, së bashku me Xavier Johnsonin dhe Domenic Artisin e Pejës, James Grahamin e Trepçës dhe Rron Ukajn e Borës.