Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shkëlqeu ndaj Drenicës, Diatta "Ylli i Javës"

Assane Diatta

Assane Diatta i Prishtinës është shpallur futbollisti më i mire i xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës.

FFK-ja të hënën e shpalli më të mirin, përkatësisht fituesin e çmimit "Ylli i Javës"

Diatta shkëlqeu në fitoren 3:0 të Prishtinës ndaj Drenicës.

Senegalezi Diatta realizoi “hat-trick”.

“Diatta shkëlqeu në përballjen kundër FC Drenicës, duke realizuar hat-trick, për ta konfirmuar edhe një herë formën e tij të shkëlqyer dhe rolin e rëndësishëm në repartin ofensiv te skuadrës kryeqytetase” ka shkruar FFK-ja.