Çmimi “Ylli i Javës” i ka takuar futbollistit të Prishtinës, Assane Diattas.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të hënën se Diatta është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.
Më të mirin e xhiros e shpall FFK-ja, nëpërmjet një komisioni të veteranëve të futbollit.
Sulmuesi nga Senegali shkëlqeu të dielën në fitoren e Prishtinës ndaj Llapit.
Diatta shënoi dy gola. 26-vjeçari kishte shënuar gol edhe në xhiron e parë në ndeshjen ndaj Ballkanit.
Në dy ndeshje, Diatta ka tri gola.
“Pas ndeshjeve të xhiros së tretë, ky çmim i është ndarë futbollistit të Prishtinës, Diatta, i cili u dallua me paraqitjen e tij dhe kontributin vendimtar për skuadrën”, ka shkruar FFK-ja.