Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kremlini akuzon Ukrainën për “veprimtari terroriste” pas sulmit ndaj anijes ruse në Baltik

Roja Kufitare Finlandeze

FOTO: Roja Kufitare Finlandeze

Kremlini ka akuzuar të hënën Ukrainën për përfshirje në “veprimtari terroriste” në Detin Baltik dhe ka thënë se shpreson që shtetet e këtij rajoni të përdorin ndikimin e tyre për ta paralajmëruar Kievin kundër praktikave të tilla.

Anija ruse e transportit të mallrave “Sparta II” ka marrë flakë të shtunën, pas një sulmi të dyshuar me dronë ukrainas. 

Aktualisht, ajo po tërhiqet drejt territorit rus, pasi kishte përfunduar në ujërat territoriale të Finlandës.

Ndërkohë, të dielën vonë është raportuar se Ukraina ka goditur një anije tjetër ruse, këtë radhë në brigjet e Libisë.