Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Ancelotti mbetet selektor i Brazilit

Ancelotti

Carlo Ancelotti mbetet përzgjedhës i Brazilit pavarësisht eliminimit të hershëm nga Kupa e Botës, raporton “Goal”.

Brazili humbi 2:1 nga Norvegjia dhe u eliminua në një të tetën e finales.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri italian dhe Federata e Futbollit e Brazilit kanë thënë se projekti afatgjatë mbetet i padiskutueshëm, pavarësisht rezultatit më të keq të Brazilit në Kupën e Botës që nga viti 1966.

“Sot dhimbja është e madhe, por besimi në atë që po ndërtojmë nuk ndryshon. Ne do të vazhdojmë të punojmë për ekipin e Brazilit. Gjithmonë së bashku. Gjithmonë Brazili”, ka shkruar Ancelotti në “X”.

Edhe federata braziliane e futbollit konfirmoi se Ancelotti do të mbetet në krye të Brazilit deri në Botërorin e vitit 2030.

“Tani duhet të sigurohemi që cikli të vazhdojë, me pak më shumë paqe, duke vazhduar të punojmë me trajnerin deri në Kupën e Botës 2030”, shkruan Federata e Futbollit e Brazilit.