Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Romario kërkon shkarkimin e Ancelottit

Romario

Legjenda braziliane e futbollit, Romario, ka deklaruar se Carlo Ancelotti duhet të japë dorëheqje si trajner i Brazilit pas eliminimit të hershëm nga Kupa e Botës.

Eliminimi i njërit prej favoritëve për ta fituar Botërorin, ngjalli shumë reagime.

“Nuk ka asnjë arsye që Ancelotti të vazhdojë si trajner i ekipit brazilian pas këtij dështimi, këtij turpi ndaj Norvegjisë”, ka thënë Romario për “Liberta Depre”.

60-vjeçari brazilian shkon më tej me kritika.

“Do ta grisja atë kontratë dhe do t’i thosha ta çonte në gjykatë”, është shprehur Romario.

Brazili u eliminua nga Norvegjia në një të tetën e finales të Kupës së Botës.

Edhe Ancelotti mbetet selektor i Brazilit Botërori 2026 Ancelotti mbetet selektor i Brazilit

Ancelotti 67-vjeçar mori drejtimin e Brazilit në vitin 2025.

Me Brazilin ka kontratë deri në vitin 2030.