Tifozët brazilianë kanë shpërthyer në kritika pas eliminimit nga Botërori.
Brazili u eliminua në 1/8 e finales nga Norvegjia. U mposht me rezultatin 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë eliminim, tifozët po e kërkojnë shkarkimin e selektorit Carlo Ancelotti.
“Bruno Guimaraes është fajtor, Endrick është fajtor. Por personi kryesor përgjegjës për eliminimin është Ancelotti, frikacak dhe arrogant”, ka shkruar një tifoz brazilian, raporton “MundoDeportivo”.
Një tjetër tifoz ka kritikuar Ancelottin për mos thirrjen e sulmuesit të Chelseat, Joao Pedro.
“Ai meriton të shkarkohet. Zgjedhja e Neymar para Joao Pedro është një padrejtësi që meriton këtë ndëshkim. E kuptoj që futbolli është emocional, por ai nuk e kishte seriozisht thirrjen e Neymarit”.
Ka tifozë të tjerë që duan që Brazilin ta drejtojë ish-trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.
“I vetmi trajner që mund ta shpëtojë Brazilin është Pep Guardiola”, ka shkruar njëri.
67-vjeçari Ancelotti me Brazilin ka kontratë deri në verën e vitit 2030.