Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka vlerësuar karakterin e lojtarëve në ndeshjen kundër Japonisë. Ai ka vlerësuar po ashtu Japoninë për paraqitjen.
“Nuk e humbëm durimin. Kishim shumë zgjedhje në fushë dhe në stol. Japonia nuk është kundërshtar i lehtë. Është një skuadër shumë e organizuar dhe me intensitet të lartë”, ka thënë Ancelotti pas ndeshjes.
Ai ka folur edhe për Neymarin, të cilin thotë se ruante në rast se ndeshja do të shkonte në vazhdime.
“Po e ruaja Neymarin për kohën shtesë. Ai do të hynte në fushë në minutën e 105-të nëse nuk do të kishim shënuar golin e dytë. Nuk doja ta ndryshoja strukturën, sepse skuadra po luante mirë”, është shprehur Ancelotti.
Martinelli dërgon Brazilin në 1/8 e finales
Artikuj të ngjashëm
-
Ancelotti flet për mungesat e Brazilit dhe penalltinë e humbur
-
Kur Brazili u përball me eliminim, në skenë doli i veçanti Ancelotti
-
Ancelotti thotë se karriera e Neymarit te Brazili ka marrë fund
-
Ancelotti zbulon planet për ta kthyer Brazilin në rrugën e suksesit
-
Romario kërkon shkarkimin e Ancelottit